Nuk do ta besoni që këto janë ëmbëlsira

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 08:32 | Lifestyle

Ben Cullen, 29 vjeç, nga Chester, ka qenë një artist tatuazhesh, ndërsa tashmë talentin e tij artistik po e zhvillon për të krijuar ëmbëlsira që ngjasojnë me gjithçka, nga ushqimi te fytyrat e personazheve të famshëm.

Një nga klientët e Cullen është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për të cilën artisti realizoi një tortë me fytyrën e saj për ditëlindje.

29-vjeçari ka zbuluar se pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që është duke korrur, ai kurrë nuk është trajnuar për të bërë një gjë të tillë. Gjëja e parë që Ben ka bërë kur krijoi ëmbëlsirën e parë... telefonoi nënën tij për ta pyetur se si ta piqte atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos