Nuk do të ketë më videolojë FIFA, EA mbyll bashkëpunimin

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 20:22 | Teknologji

Kompania “Electronic Arts” ka vendosur që të mos prodhojë më videolojrat FIFA.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti i largët 1993, që EA Sports dhe FIFA nuk do të jenë bashkë për simulatorin e famshëm të futbollit.

Edhe pse është një nga videolojrat më fitimprurëse në histori, kostoja e blerjes së licencës ka qenë një nga arsyet që e ka mbyllur bashkëpunimin mes Electronic Arts dhe FIFA.

EA ka sqaruar se do të vijojë të prodhojë videolojrat e futbollit, por që nga viti 2023 do t’i sjellë ato me emrin EA Sports FC.

Për BBC, zv/presidenti i EA Sports, David Jackson, është shprehur se kompania mendon se ka ardhur koha për të ndërtuar një “markë që shikon nga e ardhmja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos