Siguria kibernetike, kompania amerikane “Jones Group” do të ketë akses te çdo sistem digjital

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 15:03 | Teknologji
Siguria kibernetike, kompania amerikane “Jones Group” do të

Pas miratimit të ligjit special për sigurinë kibernetike në fillim të prillit, qeveria ka zbardhur e publikuar në Fletoren Zyrtare edhe kontratën me kompaninë “Jones Group International”. Shoqëria amerikane e specializuar në fushën e mbrojtjes kibernetike që do të ketë akses thuajse në të gjitha sistemet digjitale të vendit do të bëjë një vlerësim të sistemeve të sigurisë, do hartojë një planveprim për çdo institucion dhe do të mbikëqyrë në krijimin, zhvillimin, zbatimin dhe funksionimin e Qendrës Shqiptare të Operacioneve të Sigurisë Kibernetike.

E gjithë procedura e negocimit të kontratës do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, bashkë me një komision të posaçëm prej shtatë përfaqësuesve të Ministrive të Infrastrukturës, Mbrojtjes, Rendit, Financave, Avokaturës së Shtetit, Autoritetit për sigurinë Kibernetike dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar.

Lidhja e kontratës me Jones Grup u paralajmërua nga kryeministri Rama, fill pas rrjedhjes masive të të dhënave personale në fundin e vitit të shkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos