Një burrë japonez, i cili në vitin 2018 u martua me një hologram, ka një problem shumë të madh aktualisht.
35-vjeçari Akihiko Kondo shpenzoi 13 000 dollarë në një ceremoni zyrtare, por premtimet për të qëndruar së bashku përgjithmonë nuk u mbajtën. Shkak u bë një problem në “softëare”, që e bëri hologramin të mos ketë më zë. Kështu, Kondo nuk flet dot më me bashkëshorten e tij virtuale.
“Kompania që ofronte shërbimin u mbyll në mars të vitit 2020 dhe për këtë arsye, nuk rregullohet dot asnjë problem që mund t’i ndodhë modeleve të vjetra”, shpjegon “The Manichi”. (A2 Televizion)






