“Nuk duhet të nxjerrim qafën mbi amerikanët dhe këmbët t’i shtrijmë sa kemi jorganin”

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 21:12 | Kosova
“Nuk duhet të nxjerrim qafën mbi amerikanët dhe

Ne jemi një shtet i vogël që nuk duhet të nxjerrim qafën mbi amerikanët dhe këmbët nuk duhet ti shtrijmë më gjatë se jorganin”.

Kështu u shpreh në “Debati” në A2CNN, ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kur u pyet se cilët duhet të jenë hapat për zgjidhjen e krizës në Veri nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes theksoi se Kosova nuk mund të dalë mbi amerikanët, edhe pse shqiptarët e kosovarët e mbështesin idenë e Kurtit për shtrirjen e sovranitetit.

Tani ai nuk është lojtari i vetëm. Gjuhën që ai tani e ka mund të jetë plotësisht e drejtë se gjithë kosovarët pajtohen që është e drejtë të shtrish sovraniteti, por sot nuk është në rrethana kur e dëgjojnë atë lloj politike. Ne jemi një shtet i vogël që nuk duhet të shtrijmë qafën mbi amerikanët nëse dhe këmbët nuk duhet ti shtrijmë më gjatë se jorganin. Në këtë situatë kur Rama pretendon të jetë politikan mbi Ballkanin dhe Kurti kërkon ndryshime të mëdha është një shpërputhje e madhe me atë që po ndodh dhe kjo na dëmton edhe relacionet që kemi mes vetes dhe relacionet ndërkombëtare”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos