“Nuk e mbyllim dot qiellin”, Stoltenberg: I takon Ukrainës të vendosë nëse vjen në NATO

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 17:08 | Bota
“Nuk e mbyllim dot qiellin”, Stoltenberg: I takon Ukrainës

NATO nuk mund të ndërhyjë ushtarakisht brenda Ukrainës, ishte mesazhi i qartë i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, pas përfundimit të mbledhjes se ministrave të Mbrojtjes në Bruksel. Por ai tha se i takon Kievit të vendosë për anëtarësimin ose jo në Aleancë dhe kjo nuk është diçka të cilën e zgjedh Rusia.

“Aleatët janë të bashkuar në vendim për të mos dërguar trupa në tokë apo në ajër, pasi ne kemi një përgjegjësi për të siguruar që kjo luftë të mos dalë përtej Ukrainës…”, tha Stoltenberg.

“Mesazhi për Ukrainën është i njëjtë tani siç ka qenë me vite: se Ukraina është një komb sovran, i pavarur, ajo ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj dhe ne respektojmë vendimet e marra nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës. Pra, u takon atyre të vendosin nëse do të aplikojnë për anëtarësim në NATO apo jo dhe më pas i takon 30 aleatëve të vendosin për këtë çështje, jo që Rusia të përpiqet të vërë veton ndaj një procesi të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos