Nuk e pranojnë okupatorin, protesta në Kherson kundër rusëve

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 18:12 | Bota
Nuk e pranojnë okupatorin, protesta në Kherson kundër rusëve

Qindra persona morën pjesë në një protestë në qytetin ukrainas, Kherson, kundër pranisë të trupave ruse, që tashmë kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit.

Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon protestuesit që largohen nga sheshi me shpejtësi për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga rusët për t’i shpërndarë ata.

Protestuesit mbanin në duar flamujt kombëtar të Ukrainës dhe thërrisnin parrulla kundër pushtuesve ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të martën se ushtria e saj ka marrë tashmë në kontroll të gjithë rajonin. Khersoni është kthyer së fundmi dhe në tryezën e bisedimeve Ukrainë-Rusi, pasi mendohet se separatistët pro-rusë do të organizojnë aty një referendum për pavarësinë, gjë të cilën autoritetet ukrainase e kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë apo pranojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos