Nuk është thjesht një Barbie e bukur! Veprimi i fundit i Margot Robbie na bëri ta duam edhe më shumë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 11:02 | Showbiz
Nuk është thjesht një Barbie e bukur! Veprimi i fundit i Margot

Margot Robbie na dhuroi një nga ato momente që për fat të keq nuk i shohim aq sa do të donim. Përveç faktit që vetë e njeh gjuhën e shenjave, ajo nuk e fshehu gëzimin që mund të komunikonte dhe të fliste me një fans të shurdhër.

Gjithçka ka ndodhur në premierën e filmit Barbie, në Amsterdam, ku aktorja e njohur po jepte autografe për fansat e saj. Njëra prej tyre kishte probleme me dëgjimin dhe në video shohim Margot Robbie teksa bën alfabetin në gjuhën e shenjave. Mirëpo, veç kësaj, aktorja ka vazhduar komunikimin edhe për pak kohë, shumë e emocionuar.

Përveç faktit që filmi i ri i Barbie ka “thyer arkat” (së bashku me Oppenheimer), ylli i tij, Margot Robbie, na jep disa arsye të tjera për ta admiruar më shumë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/embed/P8zf59JIP_w

A2 CNN Livestream

Latest Videos