“Nuk ka ilaçe”, jeta e vështirë e të prekurve nga skleroza e shumëfishtë 

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 14:26 | Sociale
“Nuk ka ilaçe”, jeta e vështirë e të prekurve

Tanush Çaushi ishte në moshë studentore kur ndjeu se me gjymtyrët e tij të poshtëm kishte diçka që nuk funksiononte.

Në fillim një djegie muskulore, më pas dhimbje dhe deri tek nisja e vështirësisë në të ecur, ishin episode që ndodhën shumë shpejt në jetën e tij. Pa e kuptuar, ai ishte i prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe sëmundja kishte përzgjedhur gjymtyrët lëvizës për të goditur.

Që nga ajo kohë, shëndeti i tij nisi të përkeqësohet.Tanushi, nga çadra, përfundoi te bastuni e më pas në patericë. Gjatë kësaj kohe ai po mjekohej, por mjekimi i ofruar nuk ishte i duhuri.

Për të kuruar sklerozën e shumëfishtë, në Shqipëri ofrohen vetëm dy ilaçe, thuajse të pamjaftueshme për 5 format e saj.

Sipas një raporti, në Shqipëri ka rreth 1 850 pacientë të prekur nga skleroza e shumëfishtë, nga të cilët vetëm 136 persona trajtohen me ilaçe.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos