Nuk kanë të ndalur protestat kundër qeverisë në Hong Kong dhe pse e sotmja duhet të ishte një ditë feste për shkak të Krishtlindjes.
Me qindra njerëz ishin mbledhur ditën e mërkurë në një tjetër protestë kundër regjimit. Kësaj radhe protestuesit marshuan përmes dyqaneve të dekoruar për Krishtlindje duke hedhur slogane pro-demokracisë. Disa qendra tregtare u detyruan të mbyllen nga frika e akteve të dhunës.
Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët u kundërpërgjigjën duke hedhur sende të forta
Protestat në Hong Kong janë kthyer më të dhunshme gjatë muajit dhjetor pas zgjedhjeve për këshillin e distriktit ku kandidatët pro-demokracisë fituan shumicën. (A2 Televizion)