Skenarët pas rrëzimit të Abazoviç, qeveri e re apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 12:56 | Ballkani
Skenarët pas rrëzimit të Abazoviç, qeveri e re apo

Qeveri e re apo zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare? Këto janë 2 opsionet që po shqyrtojnë palët politike në Mal të Zi, pas rrëzimit të qeverisë.

Sipas analistëve, formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur.

Qeveria e Abazoviç, e rrëzuar në kuvend që prej 20 gushtit, do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovicit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviqit, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos