
Afatet e ligjit për investimet strategjike duhet të përfundojë sa më parë, pa pritur datën 31 Dhjetor 2023. Ky është propozimi që deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend.
Gjatë diskutimit në komision, opozita deklaroi se ky program për thithjen e investimeve ka prodhuar vetëm vila në bregdet më shumë se sa të punësuar.
Deputetja Tabaku i kërkoi kolegëve nga mazhoranca konsensus politik për të votuar propozimin e saj.
Ministria e Financave bëri të ditur se ligji i nevojshëm është në fazë hartimi. Ndërkohë, kuvendi nisi shqyrtimin edhe të një propozimi tjetër të Tabakut, për të detyruar kompanitë që fitojnë leje ndërtimi të deklarojnë burimin e të ardhurave. (A2 Televizion)