
Policia britanike ka vënë sërish në pranga futbollistin e Manchester United Mason Greenwood nën akuzën se ka thyer masën e sigurisë të caktuar më herët nga gjykata.
Sulmuesi 21 vjeçar u arrestua në janar të këtij viti nën akuzën e dhunës seksuale. Ai gjithashtu akuzohet se kishte kërcënuar me vdekje një vajzë.
Aktualisht për Greenwood nuk është ngritur asnjë akuzë, por masa e tij e sigurisë u shty deri në muajin qershor.
Një përfaqësues i policisë së Manchester tha se futbollisti shkeli lirimin me kusht dhe një hetim është duke vijuar.
Karriera e Greenwood pësoi një goditje të rëndë pas akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim në janar. 21 vjeçari aktualisht është pezulluar nga stërvitja me klubin ndërsa humbi dhe sponsorët. (A2 Televizion)