Nuk ndalen incidentet me turistët në Itali, dy prej tyre ngjiten në majën e Duomos në Milano

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 16:41 | Bota

Turistët e huaj vijojnë të kryejnë akte vandale pranë ose mbi monumentet dhe aritfaktet në Itali.

Pasi një çift anglez gdhendi inicialet në muret e Koloseut dhe të tjerë turistë përsëritën veprimin e ngjashëm në kullën e Pizës, dhe galerinë Vittorio Emanuele, këtë herë sërish në Milano është shënuar incidenti i radhës.

Dy të rinj francezë që janë ngjitur në majën kryesore të Duomos, aty ku ndodhet "Madonnina" e artë që është edhe simboli i qytetit.

Edhe pse fillimisht u përfol se 18-vjeçari dhe një 20-vjeçar janë alpinistë, policia konfirmoi se ata nuk i përkasin grupeve të organizuara të alpinistëve, por janë sportistë amatorë.

https://youtu.be/Oju8ltMvcvc

Ata nuk kishin me vete as parashuta dhe duket se qëllimi i vetëm ishte publikimi i marifeteve të tyre në rrjetet sociale.

Të dy sapo u vunë re, u thirrën nga autoritetet dhe zbritën me vullnetin e tyre të lirë. Nuk është ende e qartë se kur dy alpinistët nisën ngjitjen në majën kryesore të Katedrales, që është e gjatë 108.5 metra mbi tokë.

Ata mund të kenë mbetur brenda monumentit, duke u fshehur para se dera të mbyllej të enjten mbrëma. Por policia lokale ka lajmëruar se ata nuk kanë asnjë lidhje me shkrimtarët që prishën galerinë Vittorio Emanuele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos