Nuk ndalen lëkundjet në Turqi, tjetër tërmet i fortë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 08:44 | Bota
Nuk ndalen lëkundjet në Turqi, tjetër tërmet i fortë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në Turqinë qendrore, pak kilometra larg Golbasit, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Goditja e fundit u regjistrua në orën 04:13 të mëngjesit në dy kilometra thellësi, 5 kilometra nga zona më e prekur nga dy tërmetet e forta të një dite më parë.

Tërmeti u parapri dhe u pasua nga lëkundje të tjera në pjesën qendrore të vendit dhe me një magnitudë 4.2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos