
Kanë vijuar gjatë së premtes sulmet e avionëve rusë ndaj qyteteve ukrainase në lindje të vendit.
Pas bombardimeve të fundit ndaj godinave civilë ku u vranë dhjetëra të pafajshëm, dy godina universitetesh ishin shënjestra e radhës e bombave ruse.
Sipas shefit të administrimit ushtarake, Vitaly Kim, dy godinat e universitetit të Mykolaivit u shkatërruan plotësisht mëngjesin e së premtes.
Mbi godinat ranë më shumë se 10 raketa, ndërkohë që Kim e konsideroi sulmin e rusëve një akt terrorist të paprecedentë. (A2 Televizion)