
Nuk ndalon Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar tashmë është pika e referimit e Malagës, ekipit spanjoll që luan në Secunda Division.
Ekipi i tij dhe i Keidi Bares morri një fitore tejet të rëndësishme 2-0 sot me Gironën, duke u larguar nga zona e nxehtë ku kishte rënë.
Sadiku vulosi tre pikët me anë të një goditje të bukur me kokë në minutën e 50-të, duke shënuar golin e 13-të në sezon. (A2 Televizion)