"Nuk po i përgjigjet trajtimit ndaj kancerit, Putin po vdes"

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 22:57 | Bota
"Nuk po i përgjigjet trajtimit ndaj kancerit, Putin po vdes"

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, Vladimir Putin vazhdon të jetë protagonist i teorive të ndryshme për shëndetin e tij. E fundit prej tyre tregon se Presidenti i Rusisë mund të jetë afër vdekjes.

Këtë informacion e jep Valery Solovey, një analist dhe ish-profesor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë. Siç raportohet në “SDP Noticias”, gjendja aktuale e Putinit është më shumë se shqetësuese dhe Solovey pohon se Putin vuan nga kanceri i stomakut.

Me sa duket, përgjigjja ndaj trajtimit nuk është e duhura dhe sëmundja po përparon. Në fakt, sipas Solovey, Putin është në prag të vdekjes.

Disa media flasin edhe për kancerin e pankreasit, më vdekjeprurës nga të gjithë, por ajo që ka ngritur shqetësimin në Rusi për gjendjen e Putinit është se, në mes të Krishtlindjeve, ai ka vendosur të anulojë disa evente që kishte planifikuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/01/putin-ka-fshehur-familjen-e-tij-ne-nje-qytet-nentokesor-ne-siberi-vuan-nga-nje-semundje-dhe-merr-pjese-ne-rite-sekrete/
https://a2news.com/2020/11/06/putin-i-semure-rende-sipas-profesorit-rus-ne-janar-fillojne-hapat-drejt-doreheqjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos