Nuk pranuan të merrnin vaksinën, pezullohen 30 mjekë e infermierë në Itali

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 10:14 | Bota
Nuk pranuan të merrnin vaksinën, pezullohen 30 mjekë e

30 punonjës të shëndetit publik në Ragusa në Itali u pezulluan nga detyra pasi refuzuan të merrnin vaksinën kundër koronavirusit.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe është i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Ajo gjithashtu parashikon pezullimin e pagës dhe çdo shpërblim tjetër.

Në njoftim shkruhet se institucioni i shëndetit publik në Ragusa reagoi në bazë të legjislacionit të ri që u dekretua në prill që parashikon detyrimin për t’u vaksinuar për mjekët, infermierët dhe operatorët e shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos