Nuk rinovon me Barçën, Dembele arrin marrëveshjen me klubin italian

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 16:58 | Futboll
Nuk rinovon me Barçën, Dembele arrin marrëveshjen me klubin

Ousmane Dembélé nuk do të rinovojë kontratën e tij që e lidh me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi francez po negocion me Paris Saint Germain, por nga ana tjetër, “Sport” garanton se ai ka rënë dakord tashmë që sezonin tjetër të transferohet në Serinë A.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që në “ankandin” për Dembele të futen edhe klube angleze si Manchester United, Arsenal apo Newcastle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos