Nuk rrezikohet Llogaraja, aktiv zjarri në Karaburun, në Thirrë dhe Majën e Rrunës

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 08:29 | Aktualitet
Nuk rrezikohet Llogaraja, aktiv zjarri në Karaburun, në Thirrë

Pas më shumë se tre javësh, situata nga zjarret në vend duket më e qetë. Ministria e Mbrojtjes, në njoftimin zyrtar njofton se në jug, Llogaraja dhe Dukati nuk rrezikohen nga zjarri, por mbetet ende vatra aktive në Gadishullin e Karaburunit.

Ndërsa në veri vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës” në Kukës. Po ashtu, në vendin e njohur si ‘’Ana e Lakut të Mollës”, që është në kufi me Pukën, zjarri vijon të intensitet të lartë.

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në luginën e Valbonës. Në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri në vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Edhe në Mirditë dhe Skrapar janë disa vatra aktive, por larg zonave të banuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/10/vlora-e-kukesi-qarqet-me-problematike-nga-zjarret-cako-nuk-ka-qendra-te-banuara-te-rrezikuara/
https://a2news.com/2021/08/10/ministria-e-mbrojtjes-tregon-vatrat-aktive-ne-vend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos