All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nuk u karantinua si shtetet e tjera, Suedia fiton “bastin” me Covid-19

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 11:44 | Bota
Nuk u karantinua si shtetet e tjera, Suedia fiton “bastin” me
All - Paragraf - 1

Suedia habiti botën vitin e kaluar kur doli kundër këshillave të ekspertëve dhe refuzoi që të karantinohej si shtetet e tjera, me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Jo vetëm që ekonomia suedeze e mori veten më parë se të gjitha ekonomitë e tjera, të dhënat e fundit tregojnë edhe se ky shtet ka pasur më pak viktima se sa të tjerët nga Covid-19. Suedia ka pasur rreth 1500 vdekje të konfirmuara për 1 milion persona, që është më pak se mesatarja evropiane (1800).

All - Paragraf - 3

Por, edhe pse duket më mirë se sa vendet evropiane, fqinjët e Suedisë e kanë menaxhuar më mirë Covid-19. Norvegjia dhe Finlanda, për shembull, kanë regjistruar rreth 200 vdekje më pak për milion, 7 herë më pak sesa Suedia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/07/probleme-kardiake-tek-te-rinjte-suedia-dhe-danimarka-pezullojne-vaksinen-e-modernes/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos