
Thuhet se hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, mirëpo Novak Djokovic nuk u vonua shumë për t’i kthyer reston Carlos Alcaraz. Djokovic arriti të mposhte spanjollin në një përballje emocionuese që zgjati për rreth 4 orë duke fituar “Cincinnati Open”.
Momenti vendimtar erdhi në setin e fundit kur rivali i tij spanjoll filloi të kishte ngërçe në dorë dhe mezi mbante raketën. Në fund, Gjokoviç triumfoi në vapë për të fituar pas tre orë e 49 minutash.
Alcaraz i dëshpëruar, hodhi peshqirin në kokë, teksa fshiu lotët.
“Do të jetë e vështirë për mua të flas tani, por do të përpiqem të bëj më të mirën time. Së pari, dua të përgëzoj edhe një herë Djokovic. Është e mrekullueshme të luash kundër teje, të ndaj fushë me ty, të mësoj prej teje. Kjo ndeshje ishte shumë e ngushtë, por unë mësova shumë nga një kampion si ju, kështu që urime”, tha Alcaraz në përfundim të ndeshjes.
Edhe pse e mundi, Djokovic i thuri elozhe Alcaraz.
"Djalë, nuk dorëzohesh kurrë, o njeri. Jezus Krisht," tha Gjokoviç për Alcaraz.
Të dy lojtarët do të jenë në aksion javën e ardhshme në US Open, ku Alcaraz do të përpiqet të mbrojë titullin e tij, ndërsa Gjokoviç, për një fitore të 24-të Grand Slam. Turneu ishte i pari në dy vitet e fundit për serbin që nuk lejohej të futej në territorin amerikan, pasi refuzonte që të vaksinohej kundër COVID-19. (A2 Televizion)