Nuk zgjati 3 ditë, Zonja e Parë, Jill Biden sërish me Covid

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 07:33 | Bota
Nuk zgjati 3 ditë, Zonja e Parë, Jill Biden sërish me Covid

Pas testit negativ të së martës, Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, rezultoi sërish pozitive me Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Kelsey Donohue, duke saktësuar se bashkëshortja e presidentit amerikan ndodhet në karantinë në rezidencën në Delaware dhe nuk ka simptoma.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, rezultoi negativ në testimin e kryer, por do të vazhdojë të mbajë maskën në ambiente të mbyllura për 10 ditë, sepse konsiderohet një "kontakt i ngushtë" me një person pozitiv me Covid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos