Numri 1 i tenisit: Nuk i besoj vaksinave, po më detyruan nuk luaj më

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 19:16 | Sporte të tjera
Numri 1 i tenisit: Nuk i besoj vaksinave, po më detyruan nuk luaj më

Është aktualisht numri 1 i botës në renditjen ATP, dhe një nga tre “përbindëshat” e tenisit, bashkë me Federer dhe Nadal, që kanë fituar gjithçka në dekadën e fundit.

Por serbi Novak Djokovic tashmë mund të ketë kundërshtarë edhe më të fortë se “mitet” e këtij sporti, dhe janë vaksinat.

Tenisti 33-vjeçar mesa duket është një mbështetës i flaktë i teorive kundër vaksinimit. Por teoria tani mund të shndërrohet në praktikë në qoftë se, pas pandemisë së koronavirusit, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për lojtarët profesionistë. “Personalisht jam kundër vaksinimit dhe nuk do të doja që dikush të më detyronte të vaksinohesha për të udhëtuar”, deklaroi Djokovic.

https://a2news.com/2020/03/12/tenis-atp-njofton-pezullimin-e-aktiviteteve-per-6-jave/

Tenisti shtoi se ka disa ide të qarta për atë argument dhe për momentin nuk ndryshojnë, dhe se sezoni i tenisit nuk mund të ndodhë para shtatorit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos