
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirusin e ri me origjinë nga Kina.
Sipas ministrit Filipç, në Shkup janë paraqitur 15 raste të reja, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1 dhe Tetovë 1.
Me këto të dhëna numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 201. Në mesin e të infektuarëve ka mjekë, policë dhe ushtarë. (A2 Televizion)