Nxehet presidenti amerikan, i kërkon guvernatorëve që të “dominojnë” protestat

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 22:23 | Bota
Nxehet presidenti amerikan, i kërkon guvernatorëve që të

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, tepër i nxehur nga protestat e dhunshme në dhjetëra shtete, u kërkoi guvernatorëve një kundërpërgjigje më të ashpër për të ruajtur ligjin e rendin publik.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë me anë të një videokonference tha se manifestuesit e dhunshëm duhet të shënjestrohen në mënyrë agresive për t’i dhënë fund trazirave.

“Ju duhet të dominoni protestat ose do të dukeni si budallenj. Duhet të arrestoni qytetarë”, ishte urdhri i Trump nga Dhoma e Emergjencave në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shprehu gjithashtu bindjen e tij se kjo dhunë po nxitet nga e majta radikale. “Kjo është një lëvizje, dhe nëse nuk e shuani do të bëhet shumë më keq”, theksoi Trump, duke iu përsëritur guvernatorëve se është përgjegjësia e tyre për të shuar trazirat.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos