Nxitja e vullnetarizmit, Peleshi: Pas viteve ’90 nuk ka pasur ditë të mira, i japim trajtim dinjitoz

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 10:46 | Politikë
Nxitja e vullnetarizmit, Peleshi: Pas viteve ’90 nuk ka pasur ditë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë raportimit për mediat të vendimeve të ndryshme të Këshillit të ministrave, foli edhe për miratimin e VKM-së të fokusuar në nxitjen e vullnetarizmit në vend.

“Vullnetarizmi pas viteve ‘90 nuk ka pasur ditë të mira, por sot jemi krenar që për qindra vullnetarë që na bashkohen në përpjekjet tona të sigurisë kombëtare, por edhe në përballjen me fatkeqësitë natyrore. Me këtë vendim ne i japim mundësi institucioneve të trajtojë me dinjitet vullnetarët. Vullnetarizmi është vokacion qytetar, por kërkon vëmendje në trajtim”.

Peleshi sqaroi se me vendimin e fundit të qeverisë, sipas tij, “ kemi mundësi të trajtojmë me transport, akomodim, ushqim, por edhe me pagesë dinjitoze dhe të miratuar të gjithë vullnetarët që na bashkohen në aksionet tona të përbashkët, të mbrojtjes civile apo të tjera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos