Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 08:49 | Politikë
Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, me vettingun në politikë.

Në Twitter, Basha tha se duhet të pastrohet politika nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve.

"Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndrrat i kanë çdo ditë e më shumë, larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve", shkruan Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/09/vetingu-ne-politike-basha-zgjidh-korrupsionin-dhe-krizen-ekonomike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos