Nxori sekretin hetimor, pezullohet drejtori i OFL, Artan Shkëmbi

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 13:01 | Aktualitet
Nxori sekretin hetimor, pezullohet drejtori i OFL, Artan Shkëmbi

Pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetting-ut, atë profesional, moral e pasuror, Artan Shkëmbi, kreu i Operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion. Për këtë, Gjykata i hapi rrugë hetimit dhe vendosi pezullimin e tij.

Vendimi i pezullimit të Artan Shkëmbit pak ditë më parë, i është përcjellë edhe kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu që ia ka komunikuar Shkëmbit duke e pezulluar nga posti deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj tij.

https://a2news.com/2020/08/31/ish-sigurimsat-ne-polici-shkresat-e-autoritetit-te-dosjeve-qe-ne-vitin-2019/

Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi kaloi procesin e vetting-ut. Ndonëse me probleme në pasuri por edhe faktit se kishte qenë operativ në ish-Sigurimin e Shtetit, komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e kaloi Shkëmbin. Kjo ka bërë që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i shtrijë verifikimet dhe tek treshja e gjyqtarëve të komisionit.

Që prej nisjes së Operacionit Forca e Ligjit, pjesa më e madhe e dosjeve i janë kthyer Policisë nga Prokuroria pasi të vetmet asete të sekuestruara janë automjete.     (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=OmdUSkce_xo
https://a2news.com/2020/09/18/ofl-i-kerkon-te-vrarit-ne-siri-te-plotesoje-formularin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos