
Tërmetit i 26 nëntorit të vitit të kaluar e dëmtoi pjesërisht shtëpinë e vëllezërve Karepi në fshatin Kërtushaj, në komunën Ishëm, ashtu si dhjetëra të tjerë në këtë zonë.
Pas tërmetit, Qemali i riparoi vet çarjet në suvatime. Vlerësimi i ekspertëve doli në konkluzionin se hyrja e tij nuk kishte dëme serioze. Por, e njëjta gjë nuk u konstatua në anën tjetër të kësaj godine.
Qemal Karepi nuk pranon që një pjesë e shtëpisë të shembet, pasi kjo do të dëmtonte banesën e tij. Nga komuna, ai ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje.
Tërmeti i 26 nëntorit nxori në terren Inxhinierë të komunave dhe të Institutit të Ndërtimit. Shpeshherë për të njëjtin pallat apo banesë janë konstatuar dy akte ekspertime të ndryshme, çka ka sjellë konfuzion te banorëve. Vonesa e dokumentacioneve të rregullta është bërë shkak edhe i vonesës për nisjen e rindërtimit në Durrës. (A2 Televizion)