All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Objektet misterioze mbi SHBA, ushtria rrëzon 4 të tilla, ekspertët: Mund të jenë edhe alienë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 11:57 | Bota
Objektet misterioze mbi SHBA, ushtria rrëzon 4 të tilla,
All - Paragraf - 1

Ushtria amerikane rrëzoi një objekt të katërt fluturues ditën e diel, me urdhër të presidentit Biden. Sipas Pentagonit, ai po fluturonte në kuotë të lartë dhe ishte rrezik për trafikun ajror. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e një objekti jashtëtokësor.

“Kjo është një pikë kthese; duhen diskutime nëse ky është një kërcënim e si do të përgjigjemi”, u shpreh Mike Turner.

All - Paragraf - 3

Pentagoni konfirmoi se avionët luftarakë F-16 kishin neutralizuar një pajisje që fluturonte në kuotë të lartë mbi hapësirën amerikan-veriore, pasditen e së dielës. Urdhri kishte ardhur nga presidenti amerikan, Joe Biden.

“Ne morëm dritën jeshile për të shënjestruar objektivin në Gadishullin e Sipërm Lindor te Miçiganit, dhe në fund ta rrëzonim atë; rreth15 milje nautike mbi Liqenin Huron”, u shpreh gjenerali Glen VanHerck.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se objekti me formë oktagoni nuk ishte një kërcënim ushtarak, por duke qenë se po lëvizte në lartësinë e 6100 metrave mund të kishte ndërhyrë me trafikun ajror komercial.

All - Paragraf - 6

Gjenerali Glen VanHerck tha se mund të bëhet fjalë për një lloj balone të gaztë, ose me një lloj sistemi shtytës, por nuk përjashtoi mundësinë e një objekti jashtëtokësor. Ky ishte ishte objekti i katërt fluturues i qëlluar mbi Shtetet e Bashkuara në pak më shumë se 1 javë dhe ligjvënësit kërkojnë përgjigje.

“Jam realisht i shqetësuar se përse administrata nuk po tregohet e hapur mbi gjithçka që di. Pjesë e problemit është se objekti i dytë dhe i tretë u rrëzuan në zona shumë të thella”, Jim Himes Departamenti i Mbrojtjes thotë se objektet e qëlluara së fundmi nuk i ngjajnë asaj që dyshohej të ishte një balonë përgjimi e Kinës dhe që u rrëzua javën e kaluar. Operacioni për gjetjen e mbetjeve të balonës vazhdon ende. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos