Objektivat e qeverisë për vaksinimin, duhen edhe mbi 1.7 milionë doza

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 19:21 | Aktualitet
Objektivat e qeverisë për vaksinimin, duhen edhe mbi 1.7 milionë

Pas më shumë se një viti nga nisja e procesit, vaksinimi i popullsisë target vijon të mbetet një objektiv i largët.

Referuar të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar me doza të para rreth 58 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç, ndërsa me doza të dyta pak më shumë se 54 për qind.

Në 367 ditë proces, në vend janë kryer mbi 2.6 milionë vaksinime, me një mesatare ditore prej 7.252 dozash.

Referuar ecurisë së deritanishme, që të vaksinohet me doza të dyta e gjithë popullsia target prej 2.17 milionë banorësh duhen edhe rreth 1.7 milionë doza, që sipas mesatares ditore mund të kryhen në 240 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos