
Zbutja e valës Omicron të koronavirusit po reflektohet te vaksinimi kundër Covid-19. Rënia e numrit të infektimeve të reja ka zbehur interesin e qytetarëve për t’u imunizuar.
Në javën e fundit shifrat e vaksinimeve ditore, ndonëse me ulje ngitje kanë arritur në nivelet më të ulëta që nga nisja e procesit, duke arritur në pak më shumë se 1 mijë doza ditën e djeshme.
Në përllogaritje përfshihen edhe personat e vaksinuar jashtë vendit. Ashtu si thuajse që nga nisja e procesit, të rinjtë po tregohen më pak të interesuarit për t’u vaksinuar.
Mjekët ndërkohë i druhen faktit që afrimi i pranverës dhe rritja e temperatura do të zbehë edhe më tej interesin për t’u vaksinuar.
Referuar të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, të moshuarit kanë mbulesën më të madhe vaksinale. Pas tyre, nivel mesatar vaksinimi kanë grup-moshat nga 50 në 69 vjeç. (A2 Televizion)