Prag lufte në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 15:02 | Aktualitet
Prag lufte në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e

Presidenti Meta ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja pritet të nisë në orën 16:00 dhe në fokus ka situatën në Ukrainë dhe rrezikun e pushtimit nga Rusia.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore. Ai kryesohet nga Presidenti dhe në të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, ai i Punëve të Jashtme, Ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, i Financave, i Transporteve dhe Energjisë. Pjesë e mbledhjeve janë edhe kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

https://a2news.com/2022/02/14/shba-lufta-mund-te-nise-kete-jave-ukraina-kerkon-takim-me-rusine-brenda-48-oreve/

Për të njëjtën çështje pak ditë më parë, Presidenti Meta zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shefin e shtabit të Ushtrisë. Ndërkohë, Kryeministri dhe ministrja e Jashtme, ndodhen në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mungesë, ata mund të dërgojnë një zëvendës, pasi të jenë dakordësuar për këtë me Presidentin.

Më herët, Ministria e Jashtme ka përsëritur thirrjen ndaj Rusisë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë. Me anë të një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme thekson se mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. “Në këtë situatë të vështirë, ne riafirmojmë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Përsërisim thirrjen ndaj Rusisë për të qetësuar dhe për të zgjidhur diplomatikisht situatën”, shkruan Ministria e Jashtme.

https://a2news.com/2022/02/14/shqiperia-perserit-thirrjen-ndaj-rusise-situata-te-zgjidhet-diplomatikisht/

Çfarë është Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore. Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa herë që e gjykon të nevojshme e sipas një rendi dite të përcaktuar.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:

Kryetari i Kuvendit;

Kryeministri;

Ministri i Mbrojtjes;

Ministri Punëve të Jashtme;

Ministri i Drejtësisë;

Ministri përgjegjës për punët e brendshme;

Ministri përgjegjës për financat;

Ministri përgjegjës për transportin;

Ministri përgjegjës për energjinë;

Kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Në raste të veçanta, Presidenti i Republikës mund të ftojë pjesëmarrës të tjerë. Në rast se anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për arsye objektive nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit, ata autorizojnë zëvendësit e tyre, duke marrë miratimin paraprak të Presidentit. Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime për çështje të sigurisë, të mbrojtjes, të armë- kontrollit dhe për çdo çështje tjetër në fushën e sigurisë kombëtare. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime dhe mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos