OBSH: Duhen 14 miliardë dollarë për t’i dhënë fund pandemisë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 10:31 | Bota
OBSH: Duhen 14 miliardë dollarë për t’i dhënë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, u bëri thirrje shteteve të pasura që të sigurojnë një fond prej 16 miliardë dollarësh, për të financuar planin e luftës kundër Covid-19. “Shkenca na ka dhënë mjetet për të luftuar pandeminë, nëse ato ndahen globalisht në mënyrë solidare, mund t’i japim fund emergjencës shëndetësore këtë vit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Nëse shtetet me të ardhura të larta paguajnë pjesën e tyre për programin e përshpejtimit të ndihmës, atëherë shtetet me të ardhura më të pakta, mund të tejkalojnë nivelet e ulëta të vaksinimit, testimit dhe mungesës së mjekimeve”, shtoi ai në një deklaratë.

Një nga përbërësit e programit të përshpejtimit të ndihmës, është edhe sistemi COVAX, ku bën pjesë edhe Shqipëria, i ngritur për financimin e vaksinave para se ato të prodhoheshin. Në mes të janarit 2022, përmes kësaj skeme u shpërndanë mbi 1 miliard doza.

Programi i plotë, sipas OBSH-së, ka nevojë për një financim prej 23,4 miliardë dollarësh, por deri tani, janë siguruar vetëm 800 milionë dollarë. Deri tani, vetëm gjashtë shtete e kanë arritur, ose tejkaluar, nivelin e fondeve, Kanadaja, Gjermania, Kuvajti, Norvegjia, Arabia Saudite dhe Suedia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos