Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasada Amerikane dyshoi fillimisht për një sulm me raketa, me njerëzit e tmerruar që mbushën rrugët.
Megjithatë, autoritetet policore bënë të ditur më pas se bëhej fjalë për shpërthim të ardhur, si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Autoritetet e mbrojtjes civile, raportuan se morën një telefonatë për një shpërthim dhe zjarr pak minuta pas mesnatës. Më pas, u sqarua se bëhej fjalë për një shpërthim si pasojë e gazit, ndërsa qytetarëve iu kërkua që të ndiqnin vetëm burimet zyrtare të lajmeve për t’u informuar.
“Ekipet e specializuara arritën të shuajnë zjarrin, evakuuan ndërtesën si masë paraprake”, u tha në një deklaratë të mbrojtjes civile.
Më herët, Ambasada Amerikane lëshoi një paralajmërim për një sulm të mundshëm me raketa. Rebelët Houthi të Jemenit, kanë marrë përsipër 3 sulme me bomba në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm gjatë këtij viti, duke vrarë 3 persona. (A2 Televizion)