
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit në të gjithë botën është regjistruar numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus. Janë 259 848 personat e rinj të diagnostikuar me Covid-19, shifër që e çon numrin total të rasteve të konfirmuara në 13,8 milionë. Shifra ditore e raportuar është dukshëm më e lartë se ajo e të premtes, ku u regjistruan 237 743 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, në të gjithë botën u raportuan gjithashtu 7360 viktima si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 593 087 numrin e jetëve që koronavirusi ka marrë që prej fillimit të pandemisë.
Mes shteteve me numrin më të lartë të rasteve ditore të raportuara është India me 39000 dhe Brazili me 28532. (A2 Televizion)