OBSH: Variantet e Covid-19 marrin emra të rinj

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 17:42 | Bota
OBSH: Variantet e Covid-19 marrin emra të rinj

“Variantet e Covid-19 duhet të riemërtohen me shkronjat e alfabetit grek për të shmangur stigmatizimin e kombeve në të cilat janë zbuluar për herë të parë”. Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke specifikuar që sistemi i ri zbatohet për variantet me interes më të madh, për katër më shqetësueset që janë në qarkullim dhe variantet e nivelit të dytë që po monitorohen.

"Ata nuk do të zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë, por synojnë të ndihmojnë në diskutimin publik," tha Maria Van Kerkhove, menaxhere teknike e OBSH-së për Covid-19.

Me sistemin e ri, i ashtuquajturi variant britanik B.1.1.7 bëhet Alpha; B.1.351 i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut bëhet Beta, ndërsa varianti braziliani P.1 bëhet Gama.

I ashtuquajturi variant indian B.1.617 ndahet në nën-linja, prej të cilave varianti B.1.617.2 bëhet Delta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot aprovimin emergjent të vaksinës kineze Sinovac, duke siguruar që ajo është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos