Përgjimet e liderëve europianë, Franca dhe Gjermania kërkojnë sqarime nga SHBA dhe Danimarka

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 14:27 | Bota
Përgjimet e liderëve europianë, Franca dhe Gjermania

“Është shumë e qartë. Nuk është e pranueshme mes aleatëve.” Me këto fjalë, presidenti francez Emanuel Macron, reagoi ndaj raportimit se Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA në bashkëpunim me Danimarkën, kishte përgjuar aleatët europianë, përfshirë kancelaren Angela Merkel.

Kreu i Elizesë tha se Franca dhe Gjermania kërkojnë qartësi të plotë mbi atë që ka ndodhur.

"Më intereson shumë marrëdhënia e besimit mes europianëve dhe amerikanëve, kështu duhet të bëjmë cdo gjë të mundur për sigurinë tonë të përbashkët. Nuk duhet të ketë vend për dyshime mes nesh. Prandaj presim sqarim të plotë. U kërkojmë autoriteteve daneze dhe amerikane të na ofrojnë të gjitha informacionet."

 Zbulimi për partneritetin e NSA me inteligjencën daneze në përgjimin e zyrtarëve të lartë europiane u bë nga një hetim i brendshëm në Shërbimin e Zbulimit të Mbrojtjes Daneze, dhe u raportua nga mediat vendase. Sipas hetimit, i cili mbuloi periudhën 2012 - 2014, NSA përdori kanalet e informacionit danez për të përgjuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, përfshirë ish-Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-ËalterSteinmeier dhe ish-udhëheqësin e opozitës gjermane Peer Steinbruck. Më herët edhe Gjermania kërkoi sqarime.

“Qeveria federale është në kontakt me organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë për sqarime të mundshme.”, u shpreh një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Sakaq, ministrja daneze e Mbrojtjes Trine Bramsen nuk pranoi të komentonte mbi  ato që I quajti "spekulime" por dënoi përgjimin sistematik të aleatëve.

Në Uashington, NSA dhe Zyra i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (DNI) nuk pranuan të komentojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos