Ofensiva ukrainase po vijon në 3 drejtime të ndryshme

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 11:29 | Bota
Ofensiva ukrainase po vijon në 3 drejtime të ndryshme

Ukraina vijoi me kundërofensivën gjatë fundjavës ne tri drejtime në territoret që ndodhen nën pushtimin e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev konfirmoi se forcat kanë avancuar në tre drejtime dhe përkatësisht në Bakhmut, Donjetsk Oblast dhe Zaporizhia Oblast.

Avancimi më i madh i trupave është bërë në perëndim të Donjetsk dhe Zaporizhias ku forcat kanë depërtuar 300 deri në 1500 metra.

Gjatë datave  10 dhe 11 qershor ku është bërë edhe pjesa më e madhe e kundërofensivës ushtria ukrainase arriti të rimarrë disa qytete, megjithatë pretendimet për një çarje të linjave mbrojtëse ruse është ende herët për t’u thënë.

Zv/Ministrja e mbrojtjes Hanna Malyar tha se Rusët janë duke dërguar njësitë e tyre luftarake nga Kersoni në drejtim të Bakhmutit dhe Zaporizhias. Ndërkohë, Rusia gjatë natës ka bombarduar me dronë kamikaze duke goditur qytete si Sumi dhe Karkiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos