Vdes Silvio Berlusconi, ishte 86 vjeç

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 10:37 | Bota
Vdes Silvio Berlusconi, ishte 86 vjeç

Silvio Berlusconi, miliarderi me stilin pompoz dhe ish-kryeministri italian që dikur e kishte përshkruar vetën si Jezu Krishti i politikës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, në spitalin e San Raffaele në Milano.

Berlusconi, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore, ishte diagnostikuar së fundmi me leucemi, dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar prej pak ditësh, pas daljes nga spitali në muajin maj. I konsideruar për shumë kohë si figura më shumëngjyrëshe e politikes italiane, ishte 4 herë kryeministër nga viti 1994 deri në 2011, dhe udhëhoqi Italinë për 9 vite, më shumë se kushdo tjetër që prej kohës së diktatorit fashist Benito Musolini.

Personaliteti pompoz, impresiononte elektoratin italian, që vazhdonte ta mbështeste edhe kur karriera e tij dukej drejt fundit, për shkak të akuzave për korrupsion apo evazion fiskal. Në shumë prej çështjeve gjyqësore kundër tij, u shfajësua ose dënimi iu përmbys. 9 vite pasi ju ndalua të kandidonte për post publik, për shkak të akuzave për evazion fiskal, ai u rikthye në parlament, dhe u zgjodh në Senat para se të mbushte 86 vjeç. Partia e tij, Forza Italia, ishte partner koalicioni me qeverinë e Giorgia Meloni. Por titujt kryesorë të mediave rreth globit I pushtoi shpesh jo për jetën politike, por për atë private; për dëshirën për ta rrethuar veten me gra të reja e të burkura dhe skandalet e shumta seksuale. Skandali i profilit më të lartë ishte ai i “bunga bunga”; siç u pagëzuan festat e panumërta në vilën e tij, e ku merrnin pjesë vajza të spektaklit.

I bujshëm ishte rasti i 17-vejçares Karima El Magruh në vitin 2010, e pagëzuar me emrin Rubi vjedhësja e zemrave. Atëherë kryeministri telefonoi një rajon police dhe kërkoi lirimin e egjiptianes, që ishte pjesë e festave të tij.

Berlusconi u shpall fajtor se e kishte paguar atë për seks dhe se kishte abuzuar me pushtetin në 2013, po vendimi u përmbys një vit më vonë. I njohur me pseudonimin kavaleri, biznesmeni dhe themeluesi i një perandorie mediatike në Itali,  ishte gjithashtu i famshëm për humorin dhe batutat e tij, e për marrëdhëniet e ngushta me liderët autokratë si, Muamar Gadafi dhe Vladimir Putin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/12/ka-bere-tatuazh-ne-gisht-inicialet-s-b-kush-eshte-e-veja-e-silvio-berlusconit-deputetja-54-vjet-me-e-re-se-ish-kryeministri-i-ndjere/
https://a2news.com/2023/06/12/rama-reagon-per-ndarjen-nga-jeta-te-berlusconi-t-lamtumire-mik-i-mire-i-shqiperise/
https://a2news.com/2023/06/12/jeta-ne-foto-e-berlusconi-t-mes-politikes-futbollit-dhe-skandaleve/
https://a2news.com/2023/06/12/nga-zemra-te-menisku-covid-i-dhe-operacionet-plastike-kalvari-i-gjate-ne-dyert-e-spitaleve-te-kavalierit-silvio-berlusconi/?foto=1
https://a2news.com/2023/06/12/batuta-e-berluskonit-qe-la-pa-fjale-berishen-do-leme-vetem-skafet-me-vajza-te-bukura/

A2 CNN Livestream

Latest Videos