"Oferta" e Vlorës, plazh në fund të tetorit, pushuesit ende në bregdet

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 14:00 | Aktualitet
"Oferta" e Vlorës, plazh në fund të tetorit, pushuesit

Dielli i këtij fundtetori po josh jo pak plazhistë, të cilët nuk mjaftohen me shijimin e rrezeve, por hyjnë edhe në det, siç ndodh këto ditë në Vlorë.

Të huajt e frenkuentuan përgjatë verës bregdetin e Vlorës dhe tashmë duket se nuk ndahen dot nga ky vend.

“Jam nga Ukraina dhe kjo është hera e parë që vij këtu. Jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria është e këndshme”, tha një pushues.

Pushuesit shqiptarë pëlqejnë klimën e Vlorës. Në muajt e verës, pothuajse 40% e pushuesve ishin nga Europa Lindore, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga shqipfolës, kryesisht nga shqiptarë të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos