Pas disa javë sulmesh, rrëzohet më në fund statuja e Ibrës në Suedi

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 12:45 | Futboll

Statuja e Zlatan Ibrahimovic, e vendosur vjeshtën e kaluar jashtë stadiumit të Malmoe, nuk është më.

Pas sulmeve të vandalëve që e dëmtuan statujën pas vendimit të suedezit për të qenë pjesë e shoqërisë së Hammarby, ajo nuk ka rezistuar më gjatë. Në natën mes 4 dhe 5 janarit, vandalët i kanë thyer këmbët duke e rrëzuar në tokë.

Një episod aspak i këndshëm për Ibrahimovic në atë që është qyteti i tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos