
Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave nga Elbasani të dënuar në Angli për trafik narkotikësh.
Emiljan Shega dhe Kledian Çopja do të duhet të përgjigjen për pasurinë dhe të ardhurat e tyre. Emiljan Shega ra në pranga 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Anglisë lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.
Gjatë aksionit të policisë droga u gjet e fshehur nën parketin e një banese private, ndërsa Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritetet britanike.
Klodjan Çopja është dënuar në Angli në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Ai akuzohej për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Çopja u arrestua në Greqi në vitin 2017 e më pas u ekstradua drejt Britanisë. (A2 Televizion)