Plas bombola e gazit në banesë, shtetasi nga Vau i Dejës urgjentisht në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 22:44 | Kronikë
Plas bombola e gazit në banesë, shtetasi nga Vau i Dejës

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në Vaun e Dejës, pikërisht në fshatin Stajke, ku ka shpërthyer bombola e gazit në një banesë, duke plagosur si pasojë një shtetas 62-vjeçar.

Shpërthimi sipas dëshmive ka ndodhur nga pakujdesia, edhe pse grupi hetimor po kryen veprime për të sqaruar ngjarjen.

Personi i lënduar, shtetasi F.L., për shkak të plagëve të rënda, është transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos