OKB: Assange ka simptoma torture psikologjike

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 15:26 | Bota
OKB: Assange ka simptoma torture psikologjike

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange paraqet simptoma torture psikologjike të vazhdueshme.

Kështu deklaroi një eskpert i Kombeve të Bashkuara që akuzon Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Ekuadorin dhe Suedinë për persekutim kolektiv të 47-vjeçarit.

Relatori special i OKB-së për torturën dhe trajtimet çnjerëzore, Nils Melzer, pasi vizitoi Assange në një burg të Londrës më 9 maj konstatoi prova të mëdha për akuzat e tij.

“Efektet e trajtimit ndaj Assange mund të përkufizohen vetëm si tortura psikologjike”, përfundon Melzer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos