OKB: Kosova nuk mund të shpallë “non grata” anëtarin e UNMIK

Nga A2 CNN
1 Qershor 2019, 10:21 | Kosova
OKB: Kosova nuk mund të shpallë “non grata” anëtarin

OKB reagoi përmes një zëdhënësi të saj, pas vendimit të autoriteteve kosovare për të shpallur person të padëshiruar një shtetas rus që punon për UNMIK-un, i cili u arrestua për disa orë nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të disa ditëve më parë në veri.

Zëdhënësi i OKB, Farhan Haq deklaroi se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB nuk është shtet.

“Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara", u shpreh zyrtari i OKB.

Shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, u shpall person i padëshiruar nga qeveria e Kosovës pasi u arrestua në një barrikadë të vendosur në Zubin Potok. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos