Pandemia, mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 19:01 | Bota
Pandemia, mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën

Pandemia e koronavirusit ka kaluar një tjetër prag tragjik, për sa i përket numrit të viktimave.

Sipas universitetit John Hopkins, që nga fillimi i pandemisë ka monitoruar situatën epidemiologjike në çdo vend të botës, sot janë tejkaluar 2 milionë viktimat.  

Shtetet e Bashkuara kryesojnë këtë renditje të hidhur me pothuajse 390 mijë viktima, të ndjekur nga Brazili me rreth 200 mijë dhe India me 150 mijë.

Vendi i BE-së me më shumë humbje jete mbetet Italia, që ka kaluar sot 81 mijë viktimat. Ndërkohë, të infektuarit në botë me COVID-19 kanë kaluar 93 milionët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos