OKB, thirrje Izraelit të pezullojë reformën në drejtësi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 07:45 | Bota
OKB, thirrje Izraelit të pezullojë reformën në drejtësi

Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi qeverisë izraelite të pezullojë reformën e shpallur në drejtësi, pasi ajo mund të dobësojë në mënyrë drastike të drejtat e njeriut në vend.

Miliona izraelitë kanë dalë në protesta fundjavat e kaluara në qytetet kryesore të vendit, ku i kanë kërkuar qeverisë Netanjahu që të tërhiqet nga kjo nismë.

Asambleja Kombëtare e Izraelit ka ndërmarrë një hap të ri drejt miratimit të propozimit të qeverisë, që ndër të tjera nënkupton se përfaqësuesit e zgjedhur të vendit mund të anulojnë vendimet e Gjykatës së Lartë me shumicë të thjeshtë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, beson se ndryshimet do të dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit, sigurinë ligjore dhe të drejtat e njeriut të izraelitëve.

Mediat vendase publikuan edhe sondazhe me opinionin e qytetarëve për këtë reformë në sistemin e drejtësisë, sipas të cilave 53% e kundërshtojnë atë. Por edhe vetë mediat janë të ndara, me një pjesë që flasin për mbështetje të qeverisë e një pjesë kundër saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos